0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

​Zgjedhjet e parakohshme, Bajrami përplaset me Haxhiun: Dorëhiquni

Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Qeverisë Kurti për dështim në menaxhim gjatë qeverisjes së deritanishme.

Reagimet e saj vijnë pasi ministrja Haxhiu foli mbi mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërsa në reagimin e saj, Bajrami deklarimet e Haxhiut i ka vlerësuar si fushatë ndaj opozitës.

“Prapë me video? Prapë për të gjithë? Edhe për ata me të cilët darkuat? Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministrja e vettingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës. Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar”, ka shkruar Bajrami.

Për më tepër, ajo ka përmendur siç i ka quajtur dështimet e qeverisjes Kurti duke filluar nga ndërtimi i çerdheve e deri te projektet nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.

“Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtruar pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtruar se nuk bisedoni me Vuçiq pa kërkuar falje Serbia. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkruar 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion. Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore. Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranuar Zajednicën. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtruar banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit. Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar t’i siguroni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysmë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar se Qeveria Kurti u krijua mbi bazë të mashtrimeve dhe propagandës, ndërkohë që qytetarët po kërkojnë llogari mbi premtimet e dhëna.

“Pranoni që keni dështuar sepse tashmë kjo është fakt. Dorëhiquni”, përfundon Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img