Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Në mbledhjen e 108-të të qeverisë është miratuar edhe kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.
Zgjedhjet të cilat do të mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave serbe, do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës 310 mijë e 183 euro.
“Është miratuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310,183 euro për mbajtjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e qeverisë.