Ish-kryetari i Partisë Demokratike, dhe pretendenti për ta marrë sërish këtë post, Lulzim Basha, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
Basha, pas votimit tha se është mirënjohës për të gjithë demokratët që do të kontribuojnë me votën e tyer në këto zgjedhje.
“Një ditë me domethëne të veçantë, edhe për nga rrethanat unike për Partinë Demokratike. Unike sepse jemi përballur me sfidsa si askush, sepse ata mijëra demokratë që i drejtohen sot kutive të votimit kanë përballuar sulme nga më të padenjat, më të pamerituarat dhe vazhdojnë të ëqndrojnë, jo për veten e tyre, por për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë këtë familje politike në shërbim të shqiptarëve”.
“Dhe sot, kjo dalje masive për të cilën që në orët e para të mëngjesit kamë marrë qindra mesazhe, shoqëruar dhe me foto, të pjesëmarrjes së demokratëve në këtë proces të sfiduar, të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre të rinisin një ringritje të Partisë Demokratike, jo vetëm për demokratët por me dhembshuri për çdo shqiptar, me shpresë të Shqipëria dhe me besim të Zoti”, tha Basha.