2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet e brendshme në LDK, sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot, për t’u përgatitur për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Sipas njoftimit të kësaj partie, mbledhja do të mbahet në orën 16:00, në Emerald Hotel.

“Nesër (e premte), më datë 26 maj 2023, në orën 16:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në Emerald Hotel”, thuhet në njoftimin e dërguar dje nga kjo parti.

Ndryshe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se më 1 qershor partia të cilën e drejton do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Ai njoftoi se procesi zgjedhor do të zhvillohet mbi shtatë parime.

“Sot Kryesia e LDK-së ka marrë vendim të shpallë zgjedhje të brendshme. Për ne ky proces është festë sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, ka thënë Abdixhiku gjatë adresimit të tij për shtyp, para dy ditësh.

Ai më tej bëri të ditur se nuk ka mospajtime brenda partisë, teksa ka shtuar se po synohet që të ketë prezencë më të madhe të të rinjve në këtë proces zgjedhor dhe që në një nga pozitat e nënkryetarit të jetë një grua.

“S’ka mospajtime brenda partisë. Partia ka qenë më e bashkuar se kurrë. Sot kryesia e LDK-së pa asnjë votë kundër ka aprovuar parimet që i kam prezantuar. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur dhe me përfshirje të të rinjve dhe grave, si dhe një nga pozitat e nënkryetarit të jetë grua”, ka theksuar ai.

Abdixhiku ka shtuar se është marrë vendim që të hapen katër degë në komunat veriore të Kosovës, të ketë riorganizime në disa prej degëve të partisë nëpër komuna, si dhe të ketë organizim territorial të degëve në mërgatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img