Site icon PrishtinaPress

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Gërvalla në “garë” me Kurtin për lëvdata ndaj diasporës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë mbajtur një tubim me mërgatën në Frankfurt.

Në atë takim, Kurti ka deklaruar se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”.

Për këtë tubim, Donika Gërvalla ka shkruar në Facebook ku tha se Kosova dhe institucionet e saj asnjëherë nuk harrojnë që pa mërgatën, nuk do të mund ta organizonim rezistencën civile të viteve të 90-ta.

“Frankfurt 2024! Kosova dhe institucionet e saj asnjëherë nuk harrojnë që pa mërgatën, nuk do të mund ta organizonim rezistencën civile të viteve të 90-ta, pa mërgatën nuk do të mund ta mbanim arsimin në ato vite, pa mërgatën nuk do të ishte çliruar Kosova, pa mërgatën nuk do të rindërtohej Kosova. Kosova dhe mërgata e saj, të pandara drejt së ardhmes”, ka shkruar Gërvalla të dielën. 

Exit mobile version