Site icon PrishtinaPress

Zgjedhjet e 9 shkurtit, analisti tregon se në cilat komuna është rritur LDK-ja dhe ku është tkurrur

Analisti Shenoll Muharremi ka treguar se në cilat komuna LDK-ja ka përformuar mirë dhe në cilat jo.

Ai ka bërë me dije se kjo parti rritjen më të madhe e ka pasur në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar

“LDK ka arritur të fitoj 147,891 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 apo 17.67% pa votat e diasporës dhe ato me kusht. Kjo parti thotë se do të shkoj deri në 180,000 vota bashkë me diasporën, por mbetet të verifikohet derisa të përfundon numërimi. Komunat ku LDK ka pasur rritjen më të lartë është Prishtina me 12,042 më shumë. Ky numër mund të shkoj në 15,000 vota më shumë bashkë me votat e disporës. Komunat tjera që kanë pasur rritje të theksuar (pa përfshirë diasporën) përfshijnë: Peje 3,613; Gjakove 2,830; Gjilan 2,776; Podujevë 2,475; Ferizaj 2,193; Lipjan 2,192; Obiliq 1,816; Suhareke 1,779; Istog 1,302 dhe Fushe Kosovë 1,261…”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, kjo parti nuk ka pasur tkurrje të theksuar në asnjë komunë.

“LDK nuk ka pasur tkurrje të theksuar në asnjë komunë. Tkurrjen më të ‘thellë’ e ka manifestuar në Kaqanik -909, Klinë -261, dhe Skenderj me -173. Sidoqoftë, këto tkurrje mund të eleminohen gjatë përfshirjes së votave të diasporës dhe ka gjasë që kjo parti të dal fitueses me neto pozitive në të gjitha komunat”, është shprehur ai.

Exit mobile version