Site icon PrishtinaPress

Zgjedhjet e 3 prillit/ Policia e Kosovës thotë se gjendja është e qetë, në Jarinje e Bërnjak janë krijuar kolona

Policia e Kosovës, duke iu referuar organizimit të qytetarëve për të votuar në zgjedhjet në Serbi, ka vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile, teksa në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.

Sipas Policisë, pritjet janë shkaktuar në pikat kuftiare në Jarinje dhe Bërnjak, për shkak të punës së ngadalësuar të autoriteteve serbe dhe aplikimi i stikersave.

“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar” thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version