Site icon PrishtinaPress

Zgjedhjet e 23 prillit në veri pritet të kushtojnë gjysmë milioni euro

Gjysmë milioni euro (497,398 Euro) pritet të kushtojnë zgjedhjet e 23 prillit për kryetar të katër komunave (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe dy kuvendeve komunave (Leposaviq dhe Zveçan).

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së, të mërkurën në mesditë.

Sipas KQZ-së, kjo shumë pritet të jetë më e ulët për 59,085 euro. Buxheti i mëhershëm, i planifikuar nga KQZ-ja në vitin 2022 në kohën kur ishin shpallur këto zgjedhje ishte në shumë 556,483 euro.

Nga KQZ-ja u bë e ditur se ky buxhet do të jetë më i ulët pas reduktimit të stafit për 15 zyrtarë dhe se gjatë rishikimit janë marrë për bazë kontratat e nënshkruara për furnizime dhe shërbime, e të cilat kanë ndikuar në uljen e vlerës totale të kërkesës buxhetore.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së mori pjesë edhe anëtari më i ri i këtij institucioni, Alban Krasniqi, i cili u emërua para disa ditësh nga presidentja Osmani pas propozimit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, i cili do të zëvëndësojë anëtarin e deritashëm Alim Rama, i cili është zgjedhur Sekretar i partisë së Albin Kurtit.

Exit mobile version