Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialsite në selin rozë mëngjesin e kësaj të mërkure.
Burime për Fax News bëjnë me dije se kjo mbledhje mbahet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, analizë për sondazhet dhe e deritanishme dhe dhe forma organizative e fushatës në terrenë.
Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, dje Partia Socialiste i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me përdorimin dhe pozicionimin e materialeve propagandistike elektorale.
Me anë të një letër shkruhet se PS ka ndjekur çdo rregull sipas Kodit Zgjedhor dhe se do të disponojë materialet e kërkuara në KQZ.
Në letrën që mban firmën e Sekretarit Për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji, njoftohet se në secilën prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, pra i PS-së.
Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.