0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhje të reja në komunat veriore, a do t’i bindet PDK dakordimit të Qeverisë?

Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbrëmë për marrëveshjen e arritur në Bratislavë në mes të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.

Ndër të tjera, Lajçak dhe Bislimi janë dakorduar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës përmes një deklaratë publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat në veri dhe atë pas stinës së verës.

Por, çka thonë përkitazi me këtë marrëveshje kryetari i Zubin Potokut, dhe Zveçanit që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut ka thënë për IndeksOnline se do t’i respektoj format ligjore.

Ai ka thënë se përderisa nuk ka ndonjë vendim, nuk ka ndonjë koment përfundimtarë.

Duke folur për dakordimin e Bislimit në Bratislavë, ai ka thënë se kjo është jashtë kompetencave të tij.

“Vetëm format ligjore do të përfillen. Ne po vazhdojmë punën. Jemi në koordinim me kryetarin. Me të gjitha vendimet që merr PDK. Politikisht i përgjigjshëm PDK-së, i përfilli të gjithë vendimet e PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Zeqiri.

Ndërsa, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se është ende herët për t’u deklaruar.

“Ende nuk kemi marrë vendim diçka konkret”, ka thënë shkurti ai për IndeksOnline.

Peci ka thënë se është në takim dhe nuk mund të komentoj më shumë.

Në pikën e parë, thuhet se: Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img