Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së fundmi ka bëre të ditur se janë të gatshëm për të shqyrtuar mundësin për zgjedhjet të reja në katër komunat veriore.
Por një gjë të tillë nuk e ka mirëpritur kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Kryetari Zeqiri për IndeksOnline tha se presidentja Osmani nuk është konsultuar me ta.
“Nuk kamë shumë informacione se çfarë ka thënë, mirëpo Osmani duhet që të konsultohet më të gjithë faktorët relevant, duke na përfshirë edhe neve në këtë drejtim, në të gjithë këtë proces interesi im është më i vogli, interesi personal, për mua interesi jetik është interesi i gjithë qytetarëve por edhe interesi i Republikës së Kosovës, kështu që duhet një konsultë e përbashkët”, ka theksuar Zeqiri.
Ai tha se duhet së pari të behët një analizë, pasi ka mundësi që situata të përsëritet.
“Për mua lë të na mbajë për çdo muaj në zgjedhje, mirëpo cila është përgjigjja, kur përsëritet e njëjta situatë, atëherë se çfarë efekti ka e gjithë kjo, çfarë zgjedhje po bën, duhet një analizë e tërësishme të situatës”, vijojë kryetari Zeqiri.
“Ti mundësh të shpallësh zgjedhje por atë përgjigjen, ne patëm zgjedhje nuk u përgjigjen, u shtyn zgjedhjet dhe mund të krijohen edhe na vazhdimësi situata të tilla”, ka thënë ai.
Kryetari foli edhe për fillimin e punës se tij si udhëheqës i komunës së Zubin Potokut.
“Fillimisht jemi vonuar në fillimin dhe kompletimin e kabinetit, jemi duke punuar pa ndalë, në konsultim të kabinetit tim”, bëri të ditur kryetari për IndeksOnline.
Ai për IndeksOnline bëri të ditur se ka kërkuar dikë nga komuniteti serbë që ti bashkëkohet kabinetit të tij komunal. Sipas tij deri më tani nuk ka pasur rezultate pozitive
“Jam përpjekur të shtrijë bisedimet, mirëpo nuk kemi arritur këtë çështje”, tha Zeqiri.
Kryetari Zeqiri për fund tregoi se ende nuk po e ushtron detyrën e tij në objektin e komunës, por është duke pritur deri sa të formohen kushtet.