Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë përmendur në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka raportuar ministrja Donika Gërvalla. Ajo është përplasur me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, i cili u kundërpërgjigj kur Gërvalla tha se s’do të ketë më zgjedhje edhe për një periudhë mbi tre-vjeçare.
Gërvalla tha se do të punojë për ta bërë Listën Guxo një subjekt të rëndësishëm në vend, ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje.
“Frazat politike, elektorale-çelektorale, më së fundi nga përfundimi i zgjedhjeve komunale nuk pinë më ujë. Nuk kemi zgjedhje, 3 vjet e diçka. Nuk kemi arsye për parulla elektorale sepse e kemi shumicën në parlament me mbi 50%, kemi mbështetje masive nga qytetarët e kësaj republike dhe nuk kemi asnjë arsye t’i lodhim qytetarët me shprehje boshe”, tha Gërvalla.
Këtu ndërhyri anëtari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili tha se ministrja po bën propagandë elektorale. Sipas Halitit, zgjedhjet e reja do të mbahen në pranverë.
Pas dështimit të radhës për t’u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në ven.