0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhja e raporterit te Kosovës në KiE

Shkruan: Mimoza Ahmetaj, Ambasadore -Strasburg, 16 nëntor 2019

Zgjedhja e deputetit te Bundestagun gjerman Piter Beyer, nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares Merkel si reporter i Kosoves ne KiE është arritje për politiken dhe diplomacinë e Kosovës.

Kjo nuk është hera e pare qe Kosova ka reporter ne nje organizate multilaterale siç është KiE, OKB, BE (Parlament Evropian), OSBE, etj por e veçanta e kesaj eshte fakti qe me votimin e Peter Beyer dhe me humbjen qe e pesoi Alexei Kondratiev, Kosova e konfirmoi edhe një here orientimin e saj pro-perendimor dhe dërgoi mesazh te Evropa se asnjehere nuk do te lejoj qe forcat autoritare ta përfaqësojnë Kosovën ne institucione relevante siq është KiE qe e ka ne vete institucionin me te larte te drejtësisë, Gjykatën Evropiane per te Drejtat e Njeriut.

Duke u ballafaquar me nje situate ne Bashkimin Evropian ku institucionet janë ne transicion, me Brexit qe po e mbane peng gjithë vëmendjen e BE dhe me gjere, me qendrime divergjente te shteteve antare sa i perket te ardhmes se BE-se dhe sidomos politikave te zgjerimit, shteteve te Ballkanit Perendimor nuk u mbeten shume alternative.

Sidomos situate eshte renduar pas refuzimit te hapjes se negociatave per Shqiperise dhe Maqedonise e Veriut si dhe dialogut ne mes Kosoves dhe Serbise qe ka ngele ne vendnumrin.

Kjo situate e krijuar ka bere qe disa nga shtetet e Ballkanit Perendimor t’i kthejne syte nga lindja. Qendrimi i tille i BE-se vetem sa po i ushqen ambiciet e dominances se Rusise se Putinit ne Ballkan dhe Evrope. Ndikimi rus eshte me shume se evident qofte permes financimit te partive politike, shoqerise civile, mediave, armatimit, etj.

E gjithe kjo fushate agresive ruse ne bashkpunim edhe me shtete te tjera ka per qellim nderimin e rendit politk global. Rusia e sotme nuk eshte ajo e Gorbacovit dhe as e Jelcinit por ajo e Putinit.

Dite me pare u shenua 30 vjetori i renjes se murit te Berlinit dhe renjes se perdes se hekurt ne mes te lindjes dhe perendimit por ne kete pervjetor do te deshironim qe edhe muri i izolimit te Ballkanit Perendimor ne procesin e integrimit evropian te binte ashtu qe shteteve te Ballkanit Perendimor t’u hapej mundesia e fillimit te negociatave dhe perfundimisht te vulosej rruga drejt Perendimit.

Kosova deri tani qofte per shkak te politikes se saj pro perendimore si edhe perkrahjes masive te polullates ka arrite qe ta ruaj orientimin e vet pro perendimor dhe te mos lejoj qe Rusia te nderhyj ne politiken e brendshme.

Tentativa ruse per ta prish kete consensus nacional pro-perendimor ne Kosove u shperfaq edhe se fundmi me tendencen ruse qe raporteri i ardhshem ne Keshillin e Evropes per Kosoven te jet rusi Alexei Kondratiev, colonel ne sherbimin secret GRU, senator ne Senatin Rus, i afert me Presidentin Rus Putin dhe i involvuar ne vepra kriminale ne Kosove, kidnapim te nje vajze sa ishte duke sherbyer me njesite ushtarake ruse ne Kosove ne vitin 1999-2000. Per kete edhe u detyrua te leshonte Kosoven.

Zgjedhja eventuale e tij do te thoshte bllokim permanent te Kosoves ne rrugen e saj te shtetndertimit dhe procesit integrues ne BE. I tere angazhimi I tij do te ishte rrethe kthimit te Kosoves ne Serbi, gje qe ai vazhdimisht e ka bere te qarte publikisht. Do te ishte Rusia ajo qe do te fliste ne emer te Kosoves dhe qytetareve te saj ne KiE.

Me kete Kosova asnjehere nuk do te arrinte te antarsohej ne KiE dhe asnje organizate tjeter multilaterale sepse ndikimi i raporteve te KiE nuk limitohet vetem brenda ketij institucione por kane relevance te drejperdrejt edhe ne BE ku 60% e raportit te vendit (raportit te progresit) hartohet nga te gjeturat e raporteve te KiE. Gjithashtu vendimet e marra ketu do te kishin ndikim shume me te gjere, p.sh Rezoluta e Dick Martit ne KiE i parapriu krijimit te Gjykates Speciale.

Procesi i integrimit evropian nuk mund te paramendohet pa antarsimin ne KiE kur dihet se te gjitha kriteret e Kopenhages burojne pikerisht nga respektimi i konventave per te drejtat e njeriut qe jane te obligueshme per shtetet qe te respektohen dhe harmonizohen me acqcuis communatuaire.

Zgjedhja e Kodratiev do te plotesonte qarkun ndikues te Rusise ne shtetet e Ballkanit Perendimor dhe perfundimisht do ta prejashtonte BE nga rajoni.

Vendimi kunder tij eshte pergjigjja me e mire ndaj fushates dhe ndikimit agresiv rus dhe serb ne Kosove.

Zgjedhja eventuale e tij do te ishte sinjal i keq edhe nga vet KiE drejtuar Kosoves dhe shteteve antare qe nje njeri te involvuar ne krim kunder respektimit te drejtave te njeriut ta delegonte si reporter pikerisht ne vendin e tij te krimit vite pas.

Kjo eshte hera e pare qe i preferuari i Kosoves zgjedhet raporter ne KiE dhe qe Beyer eshte pikerisht kerkese dhe preference e Kosoves. Kandidatura e Beyer e zuri ne befasi diplomacine dhe politiken serbe dhe jo vetem. Ne mënyre qe te pengohej zgjedhja e tij Serbia dhe Rusia u angazhuan te gjejne nje antidot si Kondratiev kunder Beyer dhe te fusin ne loje Rusine përballe Gjermanise.

Ne takimet e Komitetit per Politke ne KiE shume muaj me heret kishim inicuar kerkesen qe raporteri i ri te mos jete nga shtete qe nuk e kane njohur Kosoven per shkak te ngarkeses qe Kosova paraqiste per ta si dhe per shkak se kjo i bente ata te njeanshem dhe jo objektiv ne punen qe e benin ne raport me Kosoven.

Pas kontakteve me delegacionin gjerman dhe kerkeses qe raporteri te ishte gjerman dhe nga koalicioni qeverises, ne na u ofrua si propozim Peter Beyer, qe per Kosoven ishte me shume se sa i mirseardhur duke e pas parasysh kredibilitetin qe ai e ka si reporter ne Bundestag per Kosoven, Serbine dhe Malin e Zi si dhe per faktin qe eshte coordinator transatlantic per raportet ne mes te Bundestagut dhe Kongerit Amerikan.

Vetpropozimi i Alexei Kodratiev per reporter e beri garen shume te ashper dhe vuri ne ballafaqim gjithe gjeopolitiken ne Kosove, Rusia takohej me Gjermanine 30 vjet pas renjes se murit te Berlinit serish ne Kosove per te treguar dominancen tani ne Ballkan dhe permes Ballkanit ne gjithe Evropen. Vuri perballe serish interesat e lindjes dhe perendimit, ballafaqimin ne mes te vlerave demokratike dhe autoritare, te kaluaren dhe te ardhmen, vullnetin e qytetareve te Kosoves dhe interesave te disa nga shtetet antare.

Kjo nuk ishte nje beteje e lehte, ne nje organizate multilaterale si Keshilli i Evropes me 47 shtete antare, ku per fatin tone te keq Rusia dhe Serbia jane antare me te drejta te plota dhe Rusia eshte ne mesin e 6 donatoreve kryesor dhe ku SHBA eshte vetem vezhguese, pra, pa te drejte vote. Kjo eshte e vecanta e KiE per dallim nga te gjitha organizatat tjera multilaterale ku edhe SHBA eshte antare.

Kosova e kishte me se te qarte se cila eshte domosdoja dhe perzgjedhja e saj dhe se kush deshiron t’i perfaqeson interest e saj ne KiE, por frika ishte se si 47 shtetet e Keshillit do te vendosnin ne kete moment.

I gjithe procesi nga dita e pare deri ne te fundit u be me nje harmonizim ne detale te veprimeve me mekanizmat shtetror, sidomos ato te sigurise por duke mos e haruar ta permend edhe shoqerine civile dhe mediat si dhe me mobilizimin e shteteve aleate, te cilave u jemi pafundesisht mirnjohese me te cilat bashkpunuam intensivisht dhe lobuam aktivisht dhe qe nuk u kuryen ne asnje moment qe ta ndihmojne Kosoven ne kete process, si edhe deri tani.

Dita e votimit per raporterin e Kosoves ishte leksion per Rusine dhe Serbine, dhe rezultati jo vetem qe ishte fitore per neve por e turperoi Rusine perballe Kosoves dhe Evropes.

Humbja e Alexei Kondratiev ishte mesazh per Serbine dhe Rusine se jo cdo gje mund te blihet dhe manipulohet dhe mbi te gjitha jo vullneti dhe deshira e Kosoves dhe percaktimi i saj pro perendimor.

Ne keto vite kemi mesuar se eshte mencuri te dish te reshtohesh krahe fuqive demokratike dhe atyre qe e ndihmuan clirimin dhe po e ndihmojne ndertimin e shtetit te Kosoves.

Zgjedhja e Beyer eshte nje kontrate qe shteti i Kosoves e ka bere me te ne procesin qe eshte para neve, aplikimi per antarsim ne KiE dhe qe e ka besimin e plote ne punen dhe angazhimin e tij ne raport me Kosoven. Ishte pikerisht ai qe ne te gjitha takimet me Vucicin e ka thene troq qe “Serbia nuk mund te levize ne procesin e integrimit ne BE pa e njohur pavaresine e Kosoves”.

Zgjedhja e Beyer eshte nje mesazh per Serbine dhe Rusine se ne KiE dhe me gjere, Gjermania qe deri sot ka investuar capital human e material, qe po investon miliona euro ne Kosove, qe mbi 50.000 ushtar te saj kane sherbyer ne Kosove ne lirine e qytetareve te saj dhe qe e ka nje diaspore kosovare afer gjysem milioni qe jeton ne Gjermani, do te flas per Kosoven dhe ne emer te Kosoves dhe se asnjehere nuk do te lejojme qe fuqite e treta te nderhyjne ne vend.

Kjo ishte pika thyese per Ballkanin, nese do zgjedhej rusi mozaiku i dominances ruse do te plotesohej tersisht ne Ballkan, ne te kunderten Rusise do i behej me dije se nuk ka kontrolle te plote ne Ballkan.

Me zgjedhjen e Peter Beyer reporter ne KiE, ne e fituam betejen por jo edhe luften, luften do ta fitojme athere kur Kosova te jete antare me te drejta te plota ne kete organizate multilaterale siq eshte Keshilli i Evropes dhe qe eshte porta hyrese e cdo shteti drejt BE-se.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img