-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhja e presidentit të ri/ Abazoviq: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë sot se kanë raportet të shkëlqyera me Kosovën.

Abazoviq në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, u deklarua se qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht se atje kanë ndodhur disa procese politike.

“Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja historike. Ideja jonë është me kriju qasje më të lehtë për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”.

Gjithashtu, ai shtoi se “ardhmërinë tonë e shohim në Bashkimin Evropian, edhe Kosova edhe Mali i Zi kanë treguar që me drejtësinë e tyre kundër korrupsionit kanë pasur shumë sukses”.

Abazoviq në fund të konferencës ftoi kryeministrin Kurti për një vizitë në Podgoricë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti se bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë nënshkruar sot marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img