Site icon PrishtinaPress

Zgjatja e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, banorët protestojnë sërish të martën

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë, kanë njoftuar se do të protestojnë sërish ditën e martë, para objektit të Komunës së Prishtinës për shkak të gjendjes së rrugës dhe punimeve që janë stërzgjatur.

Në njoftimin e bërë nga banorët thuhet se edhe pas protestës së para dy javëve nuk kanë parë përshpejtim të punimeve.

“Edhe pas protestës së para dy javëve nuk kemi parë përshpejtim të punimeve. Gjithashtu, në protestë do të ju njoftojmë për peticionin i cili do t`i paraprinë PADISË nga ne banorët për Komunën e Prishtinës! Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ne banorët e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse, me datë 10/08/2021, ditë e martë, në ora 11:30 deri ora 12:00, tek oborri i objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës do të PROTESTOJMË për përditshmërinë tonë, gjendjen e rrugës gjegjësisht punimet në rrugë.
Edhe pas protestës së para dy javëve nuk kemi parë përshpejtim të punimeve. Gjithashtu, në protestë do të ju njoftojmë për peticionin i cili do t`i paraprinë PADISË nga ne banorët për Komunën e Prishtinës!
Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd.
Me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhese të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht.
Ne si banorë, kërkesat tona i kemi adresuar disa here në Komunë por edhe tani jemi pa përgjigje ndaj tyre. Kemi shtjerr çdo formë mirëkuptimi e institucionale si banorë.
Andaj, me datën e lartë cekur PROTESOJMË për: Intensifikim të punimeve, për rrugë alternative të mirëmbajtura, për mbikëqyrje të punimeve dhe zbatim të planit dinamik të punës.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet, me qëllim sensibilizimi dhe adresimi të kërkesave tona drejt autoriteteve komunale!

Exit mobile version