Site icon PrishtinaPress

Zgjatja e orarit të parkingut me pagesë, Prishtina Parking: Po jep rezultate të kënaqshme

Ditë më parë qytettarët u njoftuan për zgjatjen e orarit të parkingjeve me pagesë në Zonën 1, në qendër të qytetit deri në orën 23:00.

Prishtina Parking, ka bërë të ditur se zgjatja e orarit deri në orën 23:00 në Zonën 1 të kryeqytetit, po jep rezultate të kënaqshme. Në një njoftim të Prishtina Parking thuhet se do të vazhdojnë të realizojnë investimet e nevojshme, për të siguruar rregull edhe më të lartë si dhe luftë kundër kaosit në parking.

“Zgjatja e orarit deri në orën 23:00 po jep rezultate të kënaqëshme në Zonën 1 të Kryeqytetit. Sonte në Kryeqyteti Prishtina gjendja në parkingje plotësisht normale dhe në vendet ku ka ngarkesë, janë kryesisht automjete të banorëve rezident. Përpjekjet tona për stabilizim të gjendjes në zonat rezidenciale do të jenë vazhdueshme. Do të realizojmë investimet e nevojshme për të siguruar rregull edhe më të lartë. Duhet punë dhe përkushtim për të siguruar qëndrueshmëri të gjendjes normale dhe për të siguruar luftë kundër kaosit në parking. Puna dhe përkushtimi do të vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.

Kujtojmë në këtë zonë, 1 orë parkim i veturës kushton 1 euro, derisa në Zonën 2, për një orë parkim duhet të paguani 50 centë.

Exit mobile version