Site icon PrishtinaPress

Zgjatet linja 15 e ‘Trafikut Urban’ deri në fshatin Hajkobillë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është zgjatur linja 15 e “Trafikut Urban” deri në fshatin Hajkobillë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se zgjatja e kësaj linje ju mundëson banorëve të kësaj zone qasje më të lehtë në transport publik, shërbime, punë, arsim dhe aktivitete tjera esenciale.

“Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë. Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale” ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version