Site icon PrishtinaPress

Zëvendëspresidenti i Turqisë për hyrjen e Suedisë në NATO: Nuk po e bëjmë për para

Zëvendëspresidenti i Turqisë Cevdet Yilmaz i ka quajtur “spekulime” raportimet për ofertën e supozuar të parave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në këmbim të një marrëveshjeje për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Më herët, gazetari Simur Hersh, fitues i çmimit Pulitzer, duke cituar një burim të paidentifikuar raportoi se presidenti amerikan Joe Biden i premtoi presidentit turk Rexhep Erdogan ndihmë nga FMN në shumën prej 11-13 miliardë dollarë në këmbim të ratifikimit të kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar.


Por zëvendëspresidenti turk vuri në dukje për mediat vendase se deklaratat për premtimin e parave për Turqinë në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO janë dezinformata dhe Ankaraja e ndërton politikën e saj në bazë të interesave kombëtare dhe interesave të popullit të saj.

“Turqia është një vend që ka zgjedhur rrugën e vet. Ne jemi një vend që po bëjmë punën tonë. Marrëdhënia jonë për borxhin ndaj FMN-së ka përfunduar. Në një periudhë shumë të vështirë, vendi ynë ka vazhduar dhe do të vazhdojë punën e suksesshme. Kjo nuk është gjë tjetër veçse spekulime”, tha ai.

Exit mobile version