Site icon PrishtinaPress

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, falenderon Kosovën për organizmin e këtij kompeticioni

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, është shprehur i kënaqur dhe i befasuar me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos në Prishtinë.

Kneitinger ka falenderuar organizatorët për punën e bërë sa i përket këtij kampionati që nikoqire ishte Republika e Kosovës.

“Ne emër të të gjithë xhudistëve, ju falënderoj për punën e bërë. Jemi të lumtur dhe të befasuar për të mirë çfarë po shohim këtu – një organizim perfekt dhe spektatorë të përkryer”, është shprehur ai.

“Me këto përshtypje me të cilat po flas, ju ofroj që edhe vitin e ardhshëm ta organizoni këtë garë të tillë”, u shpreh ai.

Exit mobile version