0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden javën e ardhshme viziton Kosovën

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turneut ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.
Prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Rel.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite pasi NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e vuri Kosovën në rrugën e pavarësisë, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, duke shtuar se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img