-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministrja Malo: Kosova është kryefjala në çdo takim bilateral ku Shqipëria ka hapësirë për të folur

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Artemis Malo thotë se Kosova është kryefjala e çdo takimi bilateral dhe çdo diskutimi ku Shqipëria ka hapësirë për të folur.

Malo ka theksuar rëndësinë e samiteve për diasporën, të cilat u mbajtën këtë muaj në Prishtinë dhe Tiranë.

“[Kosova] ka qenë dhe do të jetë kryefjala në çdo takim bilateral dhe në çdo diskutim ku ne i kemi hapësirat për të folur”, thotë ajo për KP.

Sa i përket Forumit Ulpiana që u mbajt në Prishtinë më 16-18 nëntor dhe Samitit të III të Diasporës që u mbajt dje dhe të mërkurën në Tiranë, Malo tha se shërbejnë si potencial shumë i madh për zhvillimin e të dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.

E sipas saj, samite të tilla shërbejnë për të korrigjuar edhe gabime që janë bërë në të kaluarën.

Ajo flet edhe për diasporën shqiptare, për çka thotë se janë “një ndihmë në të gjithë procesin e zhvillimit social-ekonomik që ne e kemi ndërmarrë në shtetet tona.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img