Site icon PrishtinaPress

Zëvendësministrja Liza Gashi denoncohet publikisht për vje’dhje të idesë së “Made in Kosova”

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, përmes një letre të hapur të publikuar në Facebook e ka denoncuar zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashin, për vjedhje të idesë së “Made in Kosova”.

Panxha, thotë se kjo ide ishte e tij dhe e disa personave të tjerë që nga 2015-ta. Ai ka paralajmëruar se këtë çështje mund ta bëjë edhe lëndë gjyqësore.

“Unë fuqishëm besoj në vullnetin e mirë dhe dëshirën për ti përmirësuar gabimet. Te gjithë gabojmë Liza! Unë besoj që ti do të reflektosh pozitivisht mbi këtë çështje para se fillojmë me proceset gjyqësore! Prandaj në mungese të ideve origjinale Liza, po ta shtri prapë dorën e bashkëpunimit siç ta kam bërë në muajin prill të vitit 2023 për ‘Made in Kosova. Prandaj unë Astrit Panxha si autor dhe ideator i konceptit dhe fushatës ‘Made in Kosova’ do ti drejtohem Presidentes së vendit, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit dhe te gjitha instancave relevante që të njoftohen për këtë tentim të përvetësimit dhe konfiskimit të pronës. Po ashtu nuk do të lë gur pa e lëvizur deri sa të triumfoj drejtësia morale dhe ligjore mbi këtë çështje.”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Letër e hapur për Liza Gashi Zëvendës Ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme

E nderuar znj. Liza Gashi përmes kësaj letre po të drejtohem personalisht që të sqaroj dhe   prezantoj para opinionit publik tendencën tënde për të përvetësuar konceptin Made in Kosova si dhe për të konfiskuar markën tregtare ‘Made in Kosova’. Miqësisht po të them se qasjen dhe mënyrën që e ke zgjedhur është totalisht e gabuar dhe më poshtë do ta argumentoj pse.

Në këtë letër po shkruaj jashtë mandatit të Drejtorit Ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës si një individë që konsideron se veprimet tua qëllimshëm janë të drejtuara në përvetësimin në mënyrë arbitrare dhe të jashtëligjshme të drejtave ligjore në lidhje me konceptin ‘Made in Kosova’.

Po të bëj një përmbledhje të shkurtër se si është ideuar, krijuar dhe zhvilluar koncepti ‘Made in Kosova’.

Prezantimi i konceptit ‘Made in Kosova’ fillon në vitin 2014 në emsioin ‘7 ditë’ ku unë personalisht kam folur për rendësin e konsumit të prodhimeve vendore dhe i gjithë episodi është quajtur ‘Made in Kosova’. Pastaj me themelimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, unë në cilësinë e Drejtorit Ekzekutivë para Bordit si autor prezantova idenë, konceptin dhe vizionin e ‘Made in Kosova’. Ky koncept u aprovua unanimisht dhe në tetor të vitit 2015 filluam përgatitjet dhe shpallem thirrjen kombëtare për ta dizajnuar logon dhe realizuar fushatën ‘Made in Kosova’. Shumë kompani aplikuan, por në një proces transparent dhe korrekt përzgjodhëm kompaninë Red Mill e cila dizajnoj logon dhe realizoj fushatën e parë ‘Made in Kosova’ në vitin 2016. Në vitin 2018 këtë logo e regjistruam si mark tregtare në emër te Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Në vitin 2019 prezantuam edhe platformën ‘Made in Kosova’ të cilën e përkrahi financiarisht BERZHI. Me dhjetëra aktivitete janë bërë me markën tregtare ‘Made in Kosova’. Suksesi i konceptit ‘Made in Kosova’ buron në faktin se asnjëherë nuk është politizuar, asnjëherë nuk është personalizuar dhe asnjëherë nuk është keqpërdorur. ‘Made in Kosova’ është përdorur nga të gjithë dhe për të gjithë!

Me 14 maj te viti 2024, Liza ti po planifikon të organizon një event ku do të prezantosh logon e re ‘Made in Kosova’, platformën dhe vizionin për Made in Kosova. Në ftesë e ke shkruar: ‘ Përmes qasjes gjithëpërfshirëse të komunikimit, MiK-u ka për qëllim të promovojë rininë, kreativitetin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë në të gjitha fushat, me synimin që ta shndërrojmë atë në një dritare multifunksionale të informacionit dhe të ndërlidhjes.’ Një pyetje shumë e sinqertë është se çka kemi bërë ne që nga viti 2015 ? Kemi promovuar njerëz të suksesshëm nga të gjitha fushat, si Majlinda Kelmendin, Ramë Lahen, Nexhmije Pagarushen, organizatën Bonevet e me qindra njerëz tjerë nga te gjitha fushat duke treguar suksesin dhe potencialin e vendit tonë. Ku dallon koncepti jonë me konceptin tënd? Liza a e dinë se sa njerëz kane punuar për këtë ide dhe koncept? A e dine se sa kontributi financiar dhe jo financiar është dhënë për këtë koncept?
Dhe ti një ditë zgjohesh prej gjumit edhe vendos me përvetësua emrin, e kopjon konceptin dhe e propozon si një ‘vizion të ri’, një vizion tëndin Liza!

Me lejo të bëj një përmbledhje të 6 fakteve deri më tash mbi markën ‘Made in Kosova’:

1. Astrit Panxha: Autor dhe ideator – 2015

Exit mobile version