0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, kritikon Serbinë për përkrahjen që po i jep Rusisë: Të fitosh mbi gjakun e ukrainasve është e padenjë

Emine Dzheppar, zëvendësministre e Jashtme e Ukrainës, ka kritikuar ashpër Serbinë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Rusisë – madje së fundmi që po lejon realizimin e fluturimeve.

Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se Serbia ka dyfishuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Moskë, derisa linjat ajrore të Evropës i kanë ndaluar fluturimet për Rusinë – duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët rusë, transmeton Telegrafi.

“AirSerbia ka dyfishuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Moskës, derisa linjat ajrore të Evropës kanë ndalur fluturimet për në Rusi dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për aviokompanitë ruse. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur për Rusinë. Të fitosh para mbi gjakun e ukrainasve është e padenjë, për një shtet kandidat për në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Në anën tjetër Ukraina po vazhdon të mbrohet fuqishëm kundër agresionit rus që nuk po kursen asgjë – duke filluar nga bombardimet e shkollave, spitale e deri te lagjet e banuara me civilë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img