-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri i Kurtit paralajmëron padi ndaj Pal Lekajt

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.

Durmishi tha se Lekaj ka shpifur për të në dy raste, rasti i parë është për çështje personale, ndërsa rasti i dytë thotë se Lekaj e akuzoi për një kontratë 50 milionëshe të nënshkruar nga ai.

“E kam dëgju dje në emisionin e juaj dhe aty ka shumë akuza, të pavërteta e shpifje nga ish-ministri.  Nganjëherë kam përshtypjen se si një ish-ministër i cili ka qenë 3 vjet ministër këtu, flet gjëra të tilla thjesht nuk e njeh as procedurën. Unë jam tu e përgatit një padi për të, nesër do ta dorëzoj në prokurori, për shpifje të ulta që ka bërë ndaj meje mbrëmë në dy raste.

E Para: shpifjet për çështje personale, familjare janë të nivelit tepër të ulët, që nuk do të duhej të futej një ish-ministër, një deputet, një kryetar komune. Unë e di që këto shpifje, si e ajo e Palit mbrëmë, kanë fillu qysh në vitin 2018, dhe në kohën kur unë kisha përfundu mandatin si drejtor në Komunën e Prishtinës dhe në kohën kur pasi që unë isha martuar për herë të dytë. Pra, jo në kohën kur kam qenë drejtor, po më pastaj, dikun ka shkurti 2020”, tha Durmishi në Kanal 10.

Ai tregoi për shpifjet që i janë bërë në kohën kur ka përfunduar punën si drejtor në Komunën e Prishtinës, për të cilat thotë se ishin shpifje të ulta.

Durimishi thotë se shpifjet që ia bënë e paraqitën atë si dhunues.

“Unë kam qenë 4 vjet drejtor në Komunën e Prishtinës kam qenë i ndarë dhe kam jetuar i vetëm një kohë. Në ndërkohë kam krijuar një lidhje të re dhe jam martuar. Pasi kam dalë nga komuna kanë filluar shpifjet tepër të ulta duke thënë se ‘unë e kam lënë shtatzënë një punëtore të komunës’, mundoheshin të më paraqiteshin në një farë mënyrë si njëfarë dhunuesi, në ndërkohë që unë isha duke jetuar dhe isha martuar me personin në fjalë. Pasi e kam bërë publikë martesën time, pas një kohë kanë filluar këto shpifje”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës thotë se këto sulme janë bërë nga ish-aktivistë të VV-së që kanë shkuar në PSD.

“Unë e kam ditë që këto sulme po bëhen nga disa ish0aktivistë tanë, që u larguan nga VV-ja dhe shkuan në PSD. Mirëpo tani kur Pali po i bën të njëjta akuza kjo shihet që është e organizuar për ta denigruar personalitetin tim. Unë mund t’i them edhe Palit edhe atyre në vitin 2018, unë kam një jetë bashkëshortore të lumtur, prej kësaj dashurie unë i kam dy fëmijë si drita, Diellin dhe Hanën.

Unë do të ngris padi ndaj Palit për këtë edhe për një shpifje tjetër, që e ka bërë gjatë emisionit ku tha se unë e kam nënshkruar një kontratë 50 milionë euro, për hekurudhën, që është Hani Elezit-Mitrovicë për pjesën e segmentit të dytë që është prej Fushë Kosovës në Mitrovicë”, tha Durmishi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img