Site icon PrishtinaPress

Zëvendësministri i jashtëm turk në Kosovë, Kreu i PDK’së jep detaje nga takimi me të

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësministrin e Jashtëm turk, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.

Krasniqi tha se delegacionin turk e ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në vend, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.

“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë me vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tone”, ka shkruar Krasniqi.

 

Exit mobile version