12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu takoi ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviç. 

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, dhe ambasadori ynë në Mal të Zi, Skender Durmishi, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Transporti modern rrugor dhe logjistika e biznesit”, që po mbahet në Mal të Zi, me ç’rast kanë takuar sot Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviç.

RKS_mi

Zëvendësministri Kadriu, në emër të ministrit Pal Lekaj, e ka ftuar ministrin Osman Nurkoviç që ta vizitojë Kosovën, për të biseduar për temat që i preokupojnë të dyja vendet në sektorin e infrastrukturës.

Ndërkaq Kadriu ka njoftuar se Nurkoviç, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunimin mes dy ministrive respektive.

Këtë e ka bërë të ditur vet zëvendësministri Kadriu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të cilin mund ta ndiqni të plotë në vijim:

“KONFERENCA NDËRKOMBËTARE “TRANSPORTI MODERN RRUGOR DHE LOGJISTIKA E BIZNESIT\”, që po mbahet në Budva në Mal të Zi.

Në margjinat e kësaj konference pata kënaqësinë që bashkë me shefin e kabinetit të Ministrit Lekaj dhe Ambasadorin tonë në Mal të Zi, Skender Durmishi, të takohemi me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Detare, Osman Nurkoviç. Ministrit Nurkoviç, i përcjella përshëndetjet e Ministrit tonë të Infrastrukturës, z.Pal Lekaj dhe po ashtu në emër të tij e ftova që ta vizitojë Kosovën, për të biseduar shtruar për temat që na preokupojnë të dyja vendet tona, në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe të bashkëfinancimit të projekteve që e bëjnë më të lehtë komunikimin ekonomik dhe të shtetaseve nga të dyja vendet tona. Nga ministri Nurkoviç, morëm gatishmërinë e tij për bashkëpunimin e dy ministrive respektive dhe u shprehë me admirim për punët që po bëhen në Republikën e Kosovës dhe zhvillimeve tona për tu lidhur me korridore të rëndësishme infrastrukturore ndërkombëtare disa nga të cilat e përshkojnë edhe Malin e Zi”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img