3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri i Drejtësisë tregon se cilët zyrtarë do të jenë objekt hetimi për pasurinë e pajustifikueshme

Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur për rregullimet ligjore që lidhen me konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sallahu thotë se dokumenti në fjalë do të bazohet në rregullimet ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që kanë vendet e zhvilluara perëndimore si Anglia, Itali, Sllovenia etj.

“Ky projektligj do të ketë objekt hetimi pasurinë e personave zyrtarë që sipas kodit penal nënkuptohen për të gjithë shërbyesit civilë, pra të emëruarit dhe të zgjedhurit që ushtrojnë funksione publike. Pra të gjithë ata që kanë punuar me shtetin nëse ka dyshime do të jenë objekt hetimi”, tha për RTV Dukagjinin.

“Pra nëse ka një diskrepancë ndërmjet të hyrave të ligjshme dhe pasurisë që kanë, ose nëse konstatohet se pasuria e tyre është në diskrepancë me të hyrat e ligjshme”.

Sallahu thotë se në fillim do të ngrihet pasuria e këtyre personave të dyshuar e sipas tij më pas do të shkohet deri në konfiskim apo jo të pasurisë.

Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë thotë se po shqyrtohet disa opsione sa i përket datës se kur do të duhet të fillohet me konfiskimin e  pasurisë.

Ai thotë se janë përmendur viti 2011 dhe viti 2005.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img