0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri i Drejtësisë thotë se Gruda i PDK-së e kërcënoi Gërvallën dhe ambasadorin Berishaj

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e ka quajtur kërcënim një deklaratë të Përparim Grudës, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabintetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, i cili sot mbajti një konferencë për media.

Sallahu ka reaguar në Facebook, duke shkruar se Gruda ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj “nuk do të jetojnë në Kosovë” kur të vijë PDK-ja në pushtet.

“Në këtë vazhdimësinë e konferencave të goditësve të shtetit, sot, pamë një tjetër përfaqësues të tyre, që sipas gojdhënave thuhet që paska kry shkollë në Austri (sikur ky kolektivi i fytyrave publike të PDK-së). Në këtë konferencë ai tha “Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga dy pasaporta, kur ta merrë mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë”. Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë”, shkroi Sallahu.

“Kjo është doktrina juridike perendimore e PDK-së dhe përfaqësuesve të saj”, shtoi ai, duke shtuar më tej se “Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj kanë të drejtën të posedojnë edhe më shumë pasaporta se sa dy dhe mund të zgjedhin lirisht se në cilin shtet do të jetojnë”.

“Këtë ua garanton secili akt me efekt juridik të brendshëm dhe ndërkombëtar, e jo dëshirat e përfaqësuesve të goditësve të shtetit përmes konferencave të zakonshme me përmbajtje jashtëzakonisht të dobët”, shkroi Sallahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img