1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Prokuroria Speciale e ka ftuar në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin.

Lajmin e ka bërë të ditur Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se e kanë ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, ka shkruar Durmishi.

Ai gjithashtu ka thënë se si Prokuroria Speciale fton një zëvendësministër për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.

Durmishi po ashtu tha se më datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që është i lumtur që është nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img