Site icon PrishtinaPress

Zëvendëskryeministri kritikon Zemajn për shtesat e personelit shëndetësor: Edhe kategoritë tjera kanë punuar

Shtesat vetëm për personelin shëndetësor janë kritikuar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, raporton Gazeta Express.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që të miratohet vendimi për shtesat ndaj personelit shëndetësor, për muajt në vazhdim.

Ai ka deklaruar se ndarja është bërë në bashkërendim me personelin shëndetësor, kryeministrin e Ministrinë e Financave.

“Për shkak të pandemisë, shtesat mujore për personelin, të mbështesin përmes listës së pagave, të angazhuar në betejën me pandeminë, për muajin shtator tetor, nëntor, dhe dhjetor, kategorizimi është bërë në bashkërendim me personelin shëndetësor dhe me kryeministrin e Ministrinë e Financave, andaj ju ftoj që ta mbështesni”, ka thënë Zemaj në mbledhjen e sotme.

Megjithatë, kritika për këtë ka pasur zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

Ai ka deklaruar se përveç stafit shëndetësor ka pasur edhe kategori tjera që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në kohë pandemie, por, nuk kanë shtesa.

Tahiri ka propozuar që për këtë çështje të bëhen rregullime me anë të ligjit për paga.

“Ne kemi pas edhe prej kategorive tjera që kanë punu, ajo që dua të them e punoj se personeli shëndetësor i ka specifikat e veta, po presioni që po e marrim prej të tjerëve sa i përket shtesave, është goxha i madh, mendoj që duhet ta shohim më shumë këtë punë, sepse buxheti i shtesave po i afrohet buxhetit të pagave, për këtë arsye po e kthej idenë e ligjit të pagave, ky proces i shtesa është shumë i shtirë për mendimin tim”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version