Site icon PrishtinaPress

Zëvendësi i Albulena Haxhiut për mostrat e Astrit Deharit: Ka shumë mistere, unë nuk mund të flas

Zëvendësministri i drejtësisë, Vigan Qorolli, thotë në Debat Plus, se çështja e mostrave të Astrit Deharit, ‘ka shumë mistere për të cilat” sic thotë ai, duhet të flasë Prokuroria.

“Është pyetje që duhet t’u drejtohet autoriteteve ligjzbatuese.

Për hir të hetimeve, përgjigjet i ka Prokuroria e Republikës së Kosovës.

Uroj shumë shpejt të dalin me konkluza dhe ta sqarojnë këtë çështje një herë e përgjithmonë.

Si cabinet politik nuk kemi akses në ato dhoma që janë sensivive për këtë çështje. Vetëm policia e Kosovës. Por ato cështje që ndodhen aty, mostra, sido që të jenë të vendosura mund ta kërkoni përgjigjen te policia.

Ka shumë mistere kjo çështje, uroj që prokuroria të dalë”, tha Qorolli.

Exit mobile version