Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati të dielën ka qëndruar për vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas njoftimit Pratipati është pritur në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin thuhet se biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.
“Radoniqi dhe Pritipati, së bashku edhe me drejtues të institucioneve tjera, UD i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, kryesuesi i PZAP-it, Zenel Leku dhe drejtori i operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ”, thuhet në njoftim.