0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendës shefi i misionit të SHBA-së në NATO: Shpresojmë për përparim në dialog që do të mundësojë reduktimin e KFOR-it

Zëvendës shefi i Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Richard Holzeple, tha se SHBA-të shpresojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të zvogëlohet nevoja për praninë e misionit ndërkombëtar të KFOR-it, duke mos dashur të vlerësojë se sa do t’i duhet NATO-s në misionin e tij në Kosovë.

Në një bisedë me përfaqësues të disa mediave me ndikim nga Serbia në Bruksel, i pyetur se si e sheh misionin e KFOR-it dhe të ardhmen e tij në pesë vjet, ai tha se NATO ka treguar se është në gjendje të mbajë misionin e tij për kaq gjatë dhe t’i përshtatet situatës.

“Nuk do të parashikoj se sa do të qëndrojë KFOR-i në Kosovë. Shpresojmë se do të ketë përparim në dialog, me ndërmjetësimin e BE-së, që do të krijojë kushte për reduktimin e pranisë ndërkombëtare. Por, e di që aleatët janë duke punuar. Ne kemi treguar aftësinë tonë për të pasur një mision si për një kohë të gjatë dhe për ta përshtatur atë me situatën. Dhe kështu do të vazhdojmë ta bëjmë. Nuk do të paragjykoj tani nëse edhe pas pesë vitesh do të nevojitet KFOR-i. Unë jam më shumë optimist se do të shohim progres politik që do të mundësonte mundësi të tjera”, tha Holzeple, transmeton KO.

I pyetur se çfarë e sheh aktualisht si rrezikun më të madh në Ballkanin Perëndimor, ai përgjigjet se rreziku në rajon është i njëjtë si në 30 vitet e mëparshme.

“Kjo është një politikë në rajon. Është e nevojshme që të gjitha shtetet në rajon të kenë bashkëpunim produktiv. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në tre dekadat e fundit, por ka ende punë për të bërë,” tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img