Site icon PrishtinaPress

Zëvendës Sekretari i NATO-s bisedon me Lajçakun, mirëpret zhvillimet në Bruksel por kërkon më shumë progres

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka njoftuar se gjatë ditë së sotme e ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e tij të shkurtër, Geoana ka thënë se NATO mirëpret hapat e ndëmarrë drejt normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, duke kërkuar edhe më shumë progres, raporton Gazeta Express.

Ne mirëpresim hapat e rinj drejt normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit dhe inkurajojmë më shumë progres. NATO vazhdon të jetë fuqishëm e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, edhe përmes KFOR-it”, ka shkruar Geoana. /GazetaExpresss

Exit mobile version