Site icon PrishtinaPress

Zeshkanet apo biondinat janë më të mira në shtrat?

Biondinat mund të argëtohen më shumë, por janë zeshkanet ato që ‘qeshin të fundit’ kur është fjala për seks, ka gjetur një anketë.
Kah mesi i shekullit të kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan më shumë biondet. Ndoshta dikush do të pajtohet me këtë pohim, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet e një studimi të ri, nuk qëndron kështu.
Në një anketë të 1,000 meshkujve dhe femrave të realizuar nga ueb-faqja e martesave, IllicitEncounters.com, 58% e të anketuarve thanë se zeshkanet janë dashnore më të mira sesa biondinat.
Së bashku me vlerësimin më të ulët në shtrat, biondinat u vlerësuan gjithashtu edhe si më ‘tradhtare’ nga të anketuarit.
54% e të anketuarve thanë se biondinat janë më të pabesat, ndjekur nga zeshkanet me 26% dhe ato me flokë të zeza 12% dhe të kuqe 8%.
Kur është fjala për llojin e personalitetit që ndikon më së shumti që femrat të dërgohen në shtrat, 91% e të anketuarve thanë se prioritet kanë ata që kanë sens humori./lajmi.net/

Exit mobile version