0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Zero tolerancë ndaj abuzimit me fëmijë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka kërkuar “zero tolerancë” rreth abuzimit të fëmijëve në futboll, raporton zeri.info.
Komentet e Infantinos rreth skandalit të zbuluar në futbollin britanik lidhen me hetimet që i ka lansuar Federata e Futbollit të Anglisë rreth abuzimeve seksuale në klubet profesioniste.
“Kjo duhet të merret seriozisht. Duhet të ketë zero tolerancë nga kjo pikë e vështrimit, nga perspektiva e futbollit, por gjithashtu nga perspektiva kriminale”, ka thënë zvicerani, duke folur për mediet në Singapor.
“Ata që kanë qenë fajtorë për abuzim në fëmijë duhet të ndëshkohen mjaft seriozisht. Ata duhet të jenë jashtë futbollit, kjo është pa dyshim, por gjithashtu në aspektin kriminal ata duhet të ndëshkohen. S’ka gjë më të keqe në jetë, jo vetëm në futboll, sesa abuzimi me fëmijë”, përfundoi Infantino.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img