Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar lidhur me situatën e fundit rreth anëtarësimit të komunave veriore në Asociacionin e Komunave.
Ai ka publikuar dokumentin ku tregohet anëtarësimi i komunës së Zubin Potokut në AKK dhe ka thënë se nuk ka nevojë për procedura të tjera administrative.
“Ne do të vazhdojmë të sillemi konform përgjegjësive që na takojnë si Komunë. Mungesa ime në takimin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë e paralajmëruar më parë në organet e Asociacionit”, ka shkruar ai në Facebook.