Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se është kërcënuar për të dytën herë në rrjetet sociale, nga një person i cili po paraqitet si pjesëtar i MUP-it serb.
Bile këtë kërcënim, ai e ka publikuar gjatë ditës së djeshme edhe në profilin e tij në Facebook.
Zeqiri tha për Klankosova.tv se me rastin po merren policia.
“Unë jo që frikësohem, por meqenëse ai ka vazhduar me kërcënime e kam lajmëruar në polici. Me rastin po merret policia”, tha ai për Klankosova.tv
“Hetimet po vazhdojnë. Kur e kam denoncuar në rastin e parë, kam pranuar informacione nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Kibernetike, se është dikush që po e bën këtë nga jashtë, domethënë nuk është në Kosovë”, tha Zeqiri.
Kryetari i Zubin Potokut, theksoi se nuk dihet nëse ky profil është i vërtetë apo fals, për çka tha se kjo do të vërtetohet pas hetimeve.