Site icon PrishtinaPress

Zeqiri: Synojmë që në Kuvend të Zubin Potokut të kemi pjesëtarë të shumicës serbe

Izmir Zeqiri, fitues i zgjedhjeve të 13 prillit për Komunën e Zubin Potokut, ka thënë se në kuvendin e kësaj komune synojnë të kenë edhe pjesëtarë të shumicës serbe.

“Do të provojmë të vendosim dialogun me qytetarët serbë kryesisht, me akterë të partive, të shoqërisë civile, profesionistë të ndryshëm dhe do t’i bëjmë ofertë për t’i futur në kabinetin tonë nëse duan të punojnë sipas ligjit të Kosovës… Kemi njerëz që i njohim, do t’i japim ofert. Do të përpiqemi të vendosim një lloj komunikimi e bashkëpunimi, Do të kisha qenë i lumtur nëse arrijmë që shumicën e dikastereve ose të drejtorive ta drejtojmë nga ekspertë të fushave të ndryshme kryesisht nga shumica serbe”, ka thënë Zeqiri në Rubikon.

Ai tha se planifikojnë një gjë të tillë, pra përfshirjen e komunitetit serb në këtë komunë për të funksionuar më lehtë duke pasur parasysh se atje ka shumicë serbe, por, sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë kanë kuadër të mjaftueshëm për të funksionuar vetë.

Exit mobile version