6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zeqiri: Shpresojmë që s’do të na vjen puna të dalim prapë në protesta

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri shpreson që Qeveria e Kosovës do të ia realizojë 14 kërkesat e tyre në janar.

Kjo pasi sipas tij, nuk do të dëshironte që përsëri t’iu vijë puna që të dalin në protestë.

“Nuk dëshirojë që të na vije puna, të dalim në rrugë edhe njëherë për kërkesat tona, për arsyeje se së pari vlerësojmë që jemi institucion i sigurisë, mbajmë rend, qetësi publike, mbrojmë edhe integritetin e vendit dhe nuk duam që ajo asnjëherë të keqkuptohet, apo të keqpërdoret nga dikush, sepse edhe po të protestojë policia, cenimi i sigurisë në vend nuk bëhet aspak, sepse të gjithë janë të gatshëm në çdo vend, kohë të veprojnë aty ku janë…”, tha ai në Tëvë1.

Tutje, Zeqiri tha se këto kërkesa përfshinë gjithë policinë pa dallim dhe se me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë dakorduar që kërkesat e tyre të diskutohen përmes dialogut.

“Ne u dakorduam që kërkesat të i realizojmë me dialog, pa pasur nevojë që edhe njëherë të dalim në protestë, qoftë edhe ajo më ndryshe, më masive. Po besojë se në këtë pikë u dakordua edhe ministri, Sveçla se e rendit është që kërkesat të realizohen në tavolinë, prandaj edhe ne jemi për këtë formë”, tha ai.

Kërkesat e Policisë së Kosovës

Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri

Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

Ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare të jetë i njëjtë me Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojnë që të krijohet një fond apo caktimi i një shume, apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit.

Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në vendin e punës

Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit.

Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5, siç ka qenë, dhe po ashtu njohja e kualifikimit shkollor

Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare, apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si p.sh shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img