Site icon PrishtinaPress

Zeqiri: Me bllokim të kufijve, do të dëmtohet më së shumti komuniteti serb në Kosovë

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se thirrja për bllokim të kufijve të Kosovës nga ana e Serbisë, do t’i dëmtojë më së shumti serbët e Kosovës.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se kjo është një përpjekje për t’i hapur pak telashe Kosovës.

“Unë besoj që kjo është edhe një tjetër përpjekje e Serbisë për të ndikuar negativisht dhe natyrisht për të motivuar ata mekanizmat kriminalë edhe përbrenda Kosovës, kryesisht nga ajo pjesë e serbëve që mund të binden. Unë e shoh si përpjekje për të çelur pak telashe përbrenda Kosovën, por besoj që më së shumti po e dëmton komunitetin serb duke i luajtur këto lojëra Serbia”, tha Zeqiri, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se beson që shumë pak qytetarë të komunave veriore do t’i përgjigjen thirrjes për bllokim të kufijve sepse, sipas tij, edhe ata e kanë njëfarë besimi se në dekadat e fundit janë keqtrajtuar nga strukturat ilegale serbe.

E Listën Serbe, ai e quajti si “listë famëkeqe”, e cila thotë se i ka keqtrajtuar qytetarët serbë të pjesës veriore të vendit.

Exit mobile version