Site icon PrishtinaPress

Zeqiri: Iniciativën e shkarkimit e shoh si të padinjitetshme

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për çfarëdo vendimi që e merr Qeveria e Kosovës, për ta shtensionuar situatën në veri të vendit.

Iniciativën për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Zeqiri e ka cilësuar si problematike, sepse sipas tij, këto iniciativa mund të shkaktojnë probleme në të ardhmen në të gjitha komunat.

Ai ka theksuar se iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë.

“Unë do t’i përshtatem çfarëdo forme ligjore që rrjedhin nga institucionet e Republikës se Kosovës. Mirëpo sa i përket kësaj iniciative (udhëzimit administrativ) për mendimin tim, duhet të ketë marrëveshje politike, dorëheqje vullnetare koordinuar, do te ishte me e dinjitetshëm, për mendimin tim. Meqenëse ky vendim është i kryeministrit, natyrisht është një bazë ligjore. Por, iniciativën e shkarkimit unë e shoh më problematike dhe e shoh më të padinjitetshme sepse këtu ka edhe probleme, pastaj procedurat deri te shkarkimi”, ka thënë ai për RTV21.

“Mendimi im ka qenë dhe do të jetë që më i mirë do të ishte që të ketë një marrëveshje politike dhe dakordim i përgjithshëm. Unë jam i gatshëm për ta kryer detyrën time në formën me te mire te mundshme qe i hyn në punë shtetit dhe shoqërisë. Nismën për një peticion e shoh si problematike. Iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë dhe besoj që mund të jetë ndonjë precedent për të ardhmen në të gjitha komunat. Ajo iniciativë mund ta ketë problematikën e vet për shkak se derisa të shkojnë procedurat, kërkojnë kohë më të gjatë dhe është problematikë në vete iniciativa për t’i shkarkuar kryetarët”, tha Zeqiri.

Exit mobile version