Site icon PrishtinaPress

Zënka filloi në tregun e druve, detaje nga ngjarja tragjike ku u vra një person në Malishevë

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Malishevë. Sipas informacioneve, katër persona janë shoqëruar në stacion policor, teksa është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ngjarja tragjike ka ndodhur në tregun e druve, ku të dyshuarit dhe viktima, tashmë i ndjerë, janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sinjali mëson se viktima është një i ri rreth 30-vjeç nga fshati Bubavec i Malishevës.

Lëndime trupore nga përleshja kanë marrë edhe dy nga të dyshuarit, të cilët tashmë janë shoqëruar në Polici.

Exit mobile version