Edhe pse në të kaluarën kanë luajtur bashkë pikërisht te Melbourne, kosovari dhe serbi u përfshinë në një debat të nxehtë pas ndeshjes.
Por, fatmirësisht në saje të ndërhyrjes së futbollistëve situata është qetësuar.
Për këtë përplasje është raportuar edhe në mediet serbe.
Është ‘Kurir’ që shkruan për zënkën e portierit serb me sulmuesin Besart Berisha, duke potencuar se ndërhyrja e bashkëlojtarëve ndaloi më të keqen, përcjell lajmi.net.