Site icon PrishtinaPress

Zeneli i siguron Heerenveenit një pikë ndaj Rodas me një gol të bukur

Heerenveen ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Rodas në Eredivisie.

Vendasit i shpëtoi nga humbja mesfushori shqiptar, Arbër Zeneli.

22-vjeçari shënoi në minutën e 74 pas një aksioni të bukur, por edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës kishte meritat e tij pasi arriti të bëjë lëvizje të bukura në zonën e rreptësisë.

Zeneli ka tri gola dhe po aq asistime këtë sezon në ligën elitare të futbollit holandez.

Pas 28 ndeshjeve Heerenveeni renditet në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Roda në pozitën e 16 me 17 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit të anësorit shqiptar është ndaj PSV-së.

PSV është në vendin e parë me 61 pikë, dhjetë më shumë se Ajaxi një pozitë më poshtë.

https://twitter.com/kosovanfooty/status/962448335725563904

 

Exit mobile version