Arbër Zeneli ka startuar sonte nga fillimi në ndeshjen që skuadra e tij Reims e zhvillon si mysafirë të AJ Ajacio. Edhe sulmuesi tjetër kosovar, Elbasan Rashani ka startuar për Clermon Foot të cilët luajnë Stade Rennais. Zhegrova në anën tjetër edhe në këtë ndeshje do të jetë në bankë pasi që nuk ka startuar nga fillimi
Arbër Zeneli ka startuar sonte si titullar në ndeshjen e Reims që e zhvillon si mysafirë kundër skuadrës AJ Ajacio.
Zeneli shënoi në një ndeshje të kupës nga gjuajtja e lirë dhe vazhdon ta kthejë formën e tij në ligë.
Sulmuesi tjetër i Kosovës, Elbasan Rashani po ashtu ka startuar për skuadrën Clermon Foot. Elbasani ka pasur një formë të luhatshme këtë vit, jo aq të mirë sa sezonin e kaluar ku kishte shënuar gola sa Lionel Messi.
Një tjetër sulmues kosovar që nuk ia ka dalë të jetë në formacion është Edon Zhegrova. Majtaku kosovar edhe këtë ndeshje do ta shikon nga bankina pasi që Lille ka vendosur për treshen sulmuese Cabella, Ounas dhe Jonathan David.
Lille luan kundër Brestit si mysafirë.
Ndeshjet AC Ajacio – Reims, Brest – Lille dhe Clermont Foot -Rennes luhen në ora 19:00.