Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Dion dhe Mirsada Ademaj, teksa ka thënë se shpreson që institucionet qendrore dhe lokale të jenë solidare për sanim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
“Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja. Ngushllime familjarëve të Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj”, ka shkruar Çitaku.
“Shpresoj që në këto momente të rënda, institucionet qendrore dhe ato lokale të tregojnë solidaritetin e domosdoshëm për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”, ka shtuar ajo.