-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemërimi në Burojë për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Pas aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Veseli banorët e fshatrave nga vijnë këta dy shprehen të bindur në pafajësinë e tyre.

Banorët e këtyre vendeve po e konsiderojnë të padrejtë dhe jokorrekte aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“Jo vetëm unë por e gjithë Kosova dhe gjithë shqiptarët flasin se lufta e UÇK-së është e pastër dhe e drejtë. Djemtë tonë e kanë mbrojtur tokën e vet, familjen e vet dhe atdheut e vet. Ne kemi qenë të shtypur gjithmonë”, shprehet banori i Burojës Milazim Thaçi.

“UÇK-ja ka qenë një ushtri e pafajshme e cila ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Ajo ka qenë ushtri e pastër dhe e drejtë”, shprehet banori tjetër i Burojës, Refki Thaçi.

“Aktakuza është e padrejtë dhe për keqardhje. Lufta e Kosovës ka qenë luftë për mbijetesë, luftë për të mbrojtur atdheun dhe pragun e shtëpisë”.

Njësoj mendojnë edhe banorët e fshatit Braboniq nga vjen kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ata thanë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe nuk mund të njolloset me asgjë.

“Besoj se lufta e UÇK-së ka qenë shumë e drejtë. Kjo që ka ndodhur dje është krejt politike. Politikë e brendshme dhe e jashtme. Mua me vjen keq për të gjithë këta pjesëtarë të UÇK-së që janë akuzuar padrejtësisht”, deklaroi drejtori i shkollës në Braboniq, Naset Ademi.

“Besojmë në pafajësinë e Kadri Veselit. Ai është njeri i fjalës dhe nuk bën asi lloj veprash. As familjen nuk e ka të tillë”, shprehet banori i Braboniqit Lulzim Meha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img