13.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: VV thoshte nuk shkoj në negociata me kriminelët, tash ra në grackën e Vuçiqit

Armend Zemaj, deputet nga radhët e LDK-së  ka kritikuar Kurtin si dhe mënyrën se si ka negociuar me Vuçiqin.

Zemaj tha se procesi i dialogut nuk ka qenë aspak korrekt dhe ka pasur shumë probleme serioze, me të cilat ne tashmë po përballemi.

“Qasja e qeverisë në procesin e dialogut nuk ka qenë korrekte dhe serioze, dhe ka pas shumë defekte dhe pasojat e saj jemi duke u përball edhe tash, qoftë edhe me zgjedhjet në veri, ose atë çka ka derivu pas këtij procesi negociues nga Kurti dhe vartësit e tij në marrëveshjen e Ohrit”, u shpreh Zemaj, per lajmi.net

Tutje ai ka thënë se VV thoshte se nuk shkojnë në negociata me kriminelë, por se tash ra në grackën e Vuçiqit.

“Qeveria tentoi të kamufloi gjuhën e përdorur në 15 vitet e kaluara, por fatkeqësisht ra në grackën e Vuçiqit”, u shpreh Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img