-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj thumbon Kurtin: Mund t’i analizojmë edhe gjëegjëzat si prindi i prindit që nuk është gjyshi

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka ironizuar me një fjali të kryeministrit Albin Kurti në tryezën shkencore kushtuar studiuesit të albanologjisë, profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

“Prindi i prindit që nuk është gjyshi”, tha Kurti të hënën në fjalimin e tij derisa po fliste për profesorin Sadri Fetiu.

Deputeti Zemaj, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për shtrenjtimin e rrymës, tha me ironi se mund të flasin edhe për këtë fjali.

“Ne mund të flasim sot edhe për tema të tjera, sepse ka edhe shumë intres për tema tjera. Mund të hedhim edhe akuza dhe kundërakuza.. Mund të analizojmë edhe gjëegjëzat se prindi i prindit që nuk është gjyshi, të debatojmë ta gjejmë kush është ai, apo edhe shumë gjëra tjera. Jo turbina, jo bojleri, jo gjermani, jo partizani. Nuk janë të nevojshme dhe as nuk e mbulojnë mirë rritjen e paarsyetuar të energjisë elektrike”, tha Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img